Është promovuar sot në Tepelenë libri i Rektorit të Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka”, të titulluar “Rikthim në vendlindje”.

Pjesë e ceremonisë promovuese të librit ishte edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili vlerësoi autorin Ruka, duke e cilësuar atë si një burrë fisnik, ndërsa u shpreh se libri i tij na kthen pas në kujtime për turanin.

“Ky takim promovues më impresionon, më fut në vlerat më të mira që ka treva e Tepelenës. Profesor Et’hemi është një burrë fisnik. Djali i këtij fshati, ku edhe Zoti vjen i ftuar, kthehet sot me librin e tij “Rikthim në vendlindje”. Profesor Et’hemi tregoi se është një shërbëtor i rrugës së shqiptarizmës. Libri na kthen pas në kujtime për turanin. Mirënjohje për punën e bërë nga miku ynë Et’hemi”, tha kryebashkiaku Peçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb