Pas largimit nga Egnatia, Arbin Zejnullai vendosi që të rikthehej te Shkëndija.Mesfushori 26 vjeçar ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 3 vite.
“Është e vërtetë, vendosi zemra pasi që në momentin kur u largova nga Egnatia vendosa që të bëj një vendim shumë të rëndësishëm për veten.
Besoj se ky është hap i rëndësishëm për mua që të rikthehem në shtëpi dhe të bëj histori me klubin e zemrës”- tha Zejnullai.
Zejnullai luajti në sezonin e fundit me Egnatian 37 ndeshje në kampionat, ku realizoi 3 gola.
(J.S/BalkanWeb)
