Colin Farrell cilësohet si një nga aktorët më të suksesshëm në Hollyëood. Gjatë karrierës së tij artistike, ai ka luajtur role të paharrueshme si protagonist dhe antagonist në zhanër të ndryshëm.

Në ceremoninë e Golden Globes të mbajtur para pak ditësh, Farrell është shprehur me vetëbesim se mund të fitojë çmimin prestigjioz Oscar këtë vit për rolin e tij në The Banshees of Inisherin.

Lavdia e Oscars ka të ngjarë të jetë e radhës, dhe nëse e fiton titullin “Oscar”  dhe kjo do të përkthehet dhe në rritje pagese prej 20%. Tashmë 46-vjeçari cilësohet si një nga aktorët më të paguar dhe pasuria e tij vlerësohet në 70 milionë paund.

Colin Farrell me shaka ka thënë se “nuk është gjëja më e keqe që kam dëgjuar për veten time” në lidhje me çmimin Oscars.

I lindur në vitin 1976, Farrell u rrit në Castleknock, një periferi e Dublinit të pasur. Farrell ka studiuar në Kolegjin Castleknock, një shkollë private prestigjioze katolike. Një student i pasuksesshëm, ai la shkollën dhe kaloi adoleshencën e tij duke u marrë me modelim, klasa drame, kërcime, derisa u fut në botën e aktrimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb