Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut.

“Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë, kalon kundër ndëshkimit të korrupsionit, në rastin ku ai ka ndarë paratë. Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është krejt i pashembullt në botë, se ka autokratë. Por në një vend ku aspiron integrimin në BE, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë. Nëse lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik dhe mishëron deklaratat e kryeavokatit Edi Rama. Ata vendosin pezullimin e pezullimit. Ata morën të mirëqenë pretendimin e Ramës se qeveria paralelizohet nga pezullimi i Lubisë. Nuk ka absurditet më absolut se sa ky. Qeveria nuk pezullohet as me një zv.kryeministër dhe as me 3-5 ministra. Këshilli i Ministrave vendos me shumicë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: