Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e riktheu në detyrë Belinda Ballukun.

Berishës, teksa u ndal te vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë kryeministrit Edi Rama “licencën e vjedhjes publike”.

“Së dyti edhe njëherë, sic e kanë të qartë shqiptarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti dhënë Ramës licencën e vjedhjes publike, ishte goditja më e rëndë që ka marrë lufta kundër korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Me këtë vendim, Edi Rama tregoi se është i aftë t’u diktojë atyre gjykatësve pa dinjitet dhe integritet, çdo lloj vendimi që dëshiron. I detyroi të heqin masën e sigurisë dhe ti japin mundësi të prishë çdo provë dhe të shkatërrojë çdo dokument. T’ia rikthejnë Lubinë e tij në krye të detyrës, vetëm se kanë ndarë paratë e tunelit të Llogarasë së bashku. Me këtë akt se çdo iluzion mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nga sistemi i drejtësisë i kapur deri në palcë nga Rama, është qesharakë”, tha Sali Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: