Me 9 Prill të vitit 1994 në një qytet të vogël në Antrodoko mes Lazios dhe Abrucios shuhej piktori i famshëm shqiptar Lin Delija. Në mesin e viteve 40 në pikun e terrorit komunist kundër klerit katolik Delija një nxënës i tyre u arratis nga Shqipëria në fillim në Jugosllavi ku studioi në akademinë e Zagrebit e me pas në Romë në “Belle arti” si student i përzgjedhur i të mëdhenjeve Mafei e Bartoli .

Shpejt u bë i njohur në metropolin e madh me emrin e antik Roma qytet ky para dy vitesh e nderoi me një tjetër ekspozite e prani autoritetesh e personalitetesh.
Si pak europian e si asnjë shqiptar tjetër i bashkohesisë Lin Delija ju përkushtua artit të shenjtë gjini në të cilen Vitorio Sgarbi kritik italian me peshe e përcaktoi si nder me të shquarit e 900-tes e këtej. Ekspozoi në shumë vende të Botes, Amerike, Kanada, Gjermani, Spanje , në shumë qytete italiane ku veprat e tij i gjejmë sot e kësaj dite , në pinakoteka , në Muzeun e Vatikanit, në atë të Breshias, Në Bashkinë e Romes, në Universitetin La Sapienza e gjithandej. Dy muzeume me veprat e tij gjinden sot në atdheun e artit në Itali një në Antrodoko ku kaloi një pjesë të jetes pas viteve 70 dhe një tjetër në qytetin e Ozimos. Lin Delia ishte një mendimtar e intelektual i rangut të lartë cilësi këto që i përshfaq kudo në veprën e tij në të cilen gjithashtu strehoi për jetë edhe Shqiperinë e shqiptaret, brengat , sfidat, madhështinë, qëndresën e karakterin në shekullin e tyre ekzistencial. Nda dashamires të tij e sidomos nga shoqata “Lin Delija” në Itali u bë e mundur që disa vepra në fillim ti dhuroheshin Galerisë së Arteve , me pas të realizoheshin tre ekspozita nder vite, një nder të cilat edhe në Presidencën e Republikës e pas disa vitesh një sasi e konsiderueshme pikturash ju dhuruan françeskanve në Shkodër. Piktura që ju dhurua Presidencës së Republikës një portret vajze qysh në kohen e Bamir Topit një kryevepër e llojit me vlere të madhe financiare ka shëtitur në disa zyra, në vizitën e fundit që kam patur në atë institucion e kam parë në qoshen e një sekretareje. Ajo degdisje dëshmon që nuk ja dinin vlerën e cila nga “beni culturali” është çmuar nga ana monetare diku tek 100 mije euro. E dhashë këtë shembull si dëshmi e ndërgjegjësimit të paket që izolimi mendor e mendësitë provinciale nuk na lënë të njohim e të çmojmë gjenitë tanë që diktatura i detyroi të iknin dhe fati i mirë të shkëlqejnë e të na bëjnë krenar.

Në këtë përvjetor gjej rast ti kujtoj , Kryetarit të Bashkisë Shkodër Spahia, Ministres Margariti dhe Kryeministrit Rama meqenëse veprat janë ( tek françeskanet e jo vetëm) të gjejnë mundësinë që edhe në vendin e tij Lin Delija të nderohet siç i ka hije ose më mirë siç ne kemi nevojë për të, ndërgjegjja jonë, arti ynë, studentet tanë , vetë historia ! Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Mikel Koliqi, Mark Lukiç( Luka) janë piktoret europianë të Shqipërisë edhe kur ne e mohonim kontinentin tonë të vjetër Delija është i vetmi piktor në Botë për të cilin pozoi Nënë Tereza.

Whatsapp Image 2023 04 09 At 14.03.47
Whatsapp Image 2023 04 09 At 14.03.47

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb