Rikthehet transmetimi i News24 pas ndërprerjes nga aksioni i policisë. Gazetari Osman Stafa, në një intervistë me moderatoren Nisida Tufa, e quajti televizionin “shtëpinë” e tij dhe dënoi ashpër ndërhyrjen.
Ai theksoi se veprimi i policisë ishte i papritur dhe i pajustifikuar, duke rrezikuar mbi 200 punonjës. Sipas tij, paligjshmëritë në këtë aksion janë të dukshme dhe shqetësuese.
Gazetari Osman Stafa: Unë kam qenë dhe jam në një mision. Neëw24 është shtëpia ime, është vendi ku kam nisur misionin tim. News24 ka transmetuar histori të njerëzve në Shqipëri, të njerëzve që nuk kanë mundësi, që jetojnë në varfëri. Ka qenë ora 6 e mëngjesit dhe mësuam që te News24 ka mësyar policia. Nuk kishim asnjë informacion asnjë prej ne kolegëve se çfarë do ndodhte, sulmi ishte pa paralajmërim.
Polici pa fund kishte atë ditë, a thua se News24 ishte armik i popullit dhe policia ishte aty, për të luftuar nuk e di se kë. Mbi 200 punonjës u rrezikuan të dalin në rrugë. Paligjshmëritë bërtasin e thërrasin, nuk e di se çfarë donte policia te sendet personale të gazetarëve. News24 nuk është thjesht TV, por mision. Nëse News24 do ishte në ‘rresht’, nuk do pësonte këtë që pësoi.
Unë në shtator do të nis që të publikoj denoncime për skandalet te Onkologjiku. Ky rast ka të bëjë me pacientët që vuajnë nga kanceri. Ata pacientë që vuajnë nga kanceri, sepse vonohen, që të dërgohen në klinika të caktuara, që të zhvaten.
