Transmetimi i News24 është rikthyer pas një periudhe ndërprerjeje, duke shënuar një fitore të rëndësishme për gazetarët e televizionit.
Jola Hysaj e ka quajtur këtë një triumf të rezistencës dhe solidaritetit. Ajo thekson se këmbëngulja dhe uniteti janë çelësi i suksesit përballë çdo sfide.
Ky rast shihet si një mësim frymëzues për të gjithë qytetarët që luftojnë për të drejtën.
Postimi i Jola Hysajt:
Fitorja e gazetarëve të News 24 është fitorja e tyre, por edhe një mësim i madh për të gjithë ne: të mos dorëzohesh kurrë do të thotë të fitosh.
Edhe kur gjithçka duket kundër teje, këmbëngulja dhe besimi në kauzë të çojnë vetëm drejt suksesit.
Gazetarët e Neës 24 treguan se forca qëndron te uniteti, te solidariteti dhe te fakti që nuk je kurrë vetëm kur lufton për të drejtën.
Ky është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët: të mos heqësh dorë, por të çosh kauzën deri në fund, sepse vetëm kështu fitohet!
👏 Një bravo e madhe për çdo gazetar që dëshmoi se fuqia vjen nga të qenurit bashkë dhe gjithmonë pranë njëri-tjetrit!
