Mjekët në Kinë po bëhet gati për një situatë tjetër të vështirë pasi Presidenti Xi Jinping po rikthen politikën e tij të “Zero-Covid”.
Stafit mjekësor në të gjithë vendin po u kërkohet të punojnë së bashku me kolegët e sëmurë dhe ata në pension teksa vendi përpiqet të qëndrojë në këmbë mes një prej shpërthimeve më të rënda të Covid në botë.
Sakaq, situata ka të ngjarë të përkeqësohet pasi virusi po përhapet nga zonat më të mëdha metropolitane dhe në rajonet rurale me sisteme joadekuate të kujdesit shëndetësor.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek kinezët e moshuar, gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të shmangur një krizë të sistemit shëndetësor.
Kina e mbajti të ulët numrin e rasteve për dy vite me strategjinë “zero-COVID” që izoloi qytetet dhe mbylli miliona njerëz në shtëpitë e tyre, por tanimë po përballet me shpërthimet e përhapura që vendet e tjera kanë kaluar tashmë.
