Javier Pastore po mendon të lë futbollin e luajtur. Lojtari 34-vjeçar argjentinas nuk po kalon periudhë  të mirë sa i përket gjendjes fizike dhe do t’i nënshtrohet sërish një operacioni.

“Ndjej dhimbje çdo ditë, jo vetëm kur luaj futboll, por edhe në jetën normale”.

VENDIM NË QERSHOR – “Këtë verë do të duhet të shoh se si ndihem, nëse mund të vazhdoj të luaj apo jo. Do të marr një vendim. Tani për tani jam në gatishmëri. Por rikthimi në fushë do të ishte një mrekulli” – Tha ai.

Pastore ka luajtur më parë për Palermon, PSG-në dhe Romën. Në vitet e fundit, eksperiencat te Elche në Spanjë dhe te Qatar SC nuk kanë qenë produktive, e këtë e thonë shifrat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: