Pas muajsh mungese, Rodri më në fund është rikthyer në fushë. Mesfushori i Manchester Cityt, fitues i Topit të Artë, ka thyer heshtjen pas dëmtimit të rëndë në gju që pësoi në shtator 2024, i cili e mbajti larg fushave për pjesën më të madhe të sezonit.

“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur që jam këtu. Është një turne fantastik për të filluar të luaj futboll përsëri, jam shumë i emocionuar që jam rikthyer në ekip”

Rikuperimi- Ishte një proces i gjatë, por e dija që kjo ditë do të vinte. Preferova të merrja gjithë kohën që më nevojitej. Gjëja më e rëndësishme ishte të qëndroja i përqendruar, të mos dekurajohesha”- tha ai nga grumbullimi në Botëorin e Klubeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb