Ky sezon duket i mallkuar për Paul Pogba. Rikuperimit i mesfushorit të Juventusit nuk po shkon siç duhet dhe sipas asaj që thotë trajneri Max Allegri, për ta parë sërish në fushë duhet të presim 2 deri në 3 muaj.

“Zgjidhja me Chiesa, Di Maria dhe Vlahoviç në sulm, ishte ajo që kisha në mendje në fillim të sezonit. Më pas gjithçka shkoi keq. Pogba i dëmtuar, Di Maria i dëmtuar për një muaj e gjysmë, Chiesa nuk ishte kthyer ende. Shumë dëmtime, shumë mungesa dhe pak cilësi në fushën e lojës. Pogba u stërvit mirë gjatë javës, pastaj pati përsëri dhimbje. Ai duhet të pushojë dhe duhet kohë, siç ndodhi me Chiesan. Ndoshta Pogba pas 2-3 muajsh do të jetë në kushte optimale” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb