Te Shqipëria po presin me dorën në zemër të mësojnë nëse Armando Broja do mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 27 marsit me Poloninë, apo jo.
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, teksa në Angli raportojnë se sulmuesit kuqezi të Burnley i duhen dhe dy javë kohë, çka do të thotë se ai mund të grumbullohet nga Sylvinho, por forma e tij nuk do jetë më e mira, pasi do vijë nga dëmtimi.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë sesi do shkojnë gjërat, edhe pse te kombëtarja nuk janë shumë optimistë. Takimi Poloni-Shqipëri është i planifikuar të luhet me datën 26 mars në stadiumin e Varshavës.
