Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për procesin e rikthimit të qytetarëve në banesa të reja.

Referuar shifrave, Ahmetaj thotë se momentalisht vetëm 860 familje kanë mbetur në çadra ndërkohë që në dhjetor 2019 ishin 11 mijë të tilla, teksa premton sërish se asnjë nuk do të ngelet pa shtëpi.

Gjithashtu Ahmetaj garanton edhe se deri në verën e 2022, në rast se PS vijon të mbetet në qeveri nuk do të ketë më asnjë shenjë të tërmetit, pra që do të fshihen të gjitha dëmet.

 

PJESË NGA INTERVISTA E ARBEN AHMETAJT

Nisida Tufa: Ne njoftuam edhe në nisje të emisionit, ka mbërritur në studio , do të jetë në një bisedë , ministri i shtetit për rindërtim Z.Arben Ahmetaj

 Z.Ahmetaj përshëndetje mirëserdhët në studio

Arben Ahmetaj: Përshëndetje, kënaqësi për mua

Nisida Tufa: Z.Ahmetaj , e kemi parë që çdo ditë bashkë me kryeministrin Rama jeni në inspektime punimesh për zonat që u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Pyetja: Deri tani cilat janë rezultatet e Rindërtimit ?

 Arben Ahmetaj: Siç e keni parë edhe vetë , në fakt televizioni juaj ka ndjekur edhe punën në terren, për të qenë edhe korrekt me punën që keni bërë për të verifikuar të gjitha ato që ne prezantojmë  apo inspektojmë  në terren , punë publike  për të fshirë gjithë pasojat e tërmetit , mendoj që  ky është  procesi dhe programi me shpejtësinë më të madhe krahasuar me çfarëdo lloj projekti dhe programi tjetër publik.

Mos harroni që  kjo që ndodhi me rindërtimin  është le të themi  e paprecedentë , nuk është se ka ndodhur  përpara ku të gjithë ne  të kopjonim  perse  një proces  të bërë dikur dhe në traditë  të ndiqnim të njëjtën rrugë . U bënë nga e para .

Ligji nga e para , numërimi dëmeve, konkluzionet nga e para , u verifikuan dëmet  shtëpi më shtëpi dhe jo në një korsi , jo nga një burim por nga më shumë se një burim, pra në njërën anë njësia vendore  dhe ne anën tjetër instituti i  ndërtimit  dhe më pas u bënë projektet e shtëpive , u bënë projektet e pallateve , u bënë projektet e infrastrukturës , projektet e shkollave , gjthë procesi i vlerësimit të granteve .

E mbani mënd  në janar , ose diku në shkurt  vitin e kaluar kur ne  prezantuam  aplikacionin shtëpia ime

Nisida Tufa: Po

 Arben Ahmetaj: Aplikacioni shtëpia ime i ftonte të gjithë të  dëmtuarit , familjet e dëmtuara nga tërmeti  që të aplikonin , por për një televizion dinjitoz  si ky i juaji , do ishte  jo vetëm kuriozitet por edhe  korrektesë të shikonte  çfarë ka ndodhur atëherë dhe çfarë ka ndodhur tani.

Kanë aplikuar të gjitha familjet e dëmtuara dhe sot  janë shpërndarë mbi 10 miliardë lekë  grante , duke futur edhe ato të  ambienteve të përbashkëta  ka shkuar shpërndarja  mbi 120 milion dollar  ose 12 miliardë

Pyetja: Po a eci gjithçka sipas planit Z.Ahmetaj ? Ka patur edhe pakënaqësi , ka patur  ankesa pikërisht  në këto aplikime që ju thoni ?

 Arben Ahmetaj: Ka një sistem shumë interesant , korrekt edhe ligjor edhe të adresimit të ankesave . Kur ka ankesë shkon , pra  iu është dhënë e drejta qytetarit , familjes me ligj  që të bëjë ankesën në bashki , në njësinë vendore  dhe ndërkohë  ato familje kanë të drejtë që të marrin nëse nuk iu pëlqen vlerësimi qe iu është bërë nëpërmjet korsive  të ligjit dhe me vlerësimin e institutit të ndërtimit , mund të mare inxhinierë  të licencuar vetë , ta ribëjë  vlerësimin  dhe  ndërkohë në finale është instituti që jep vlerësimin final  që po ky është vlerësimi  ose jo  ky nuk është vlerësimi . Opinionin final e jep  instituti i  ndërtimit .
Sigurisht që në një proces kaq shumë familje të përfshira  mund të ketë tek-tuk problematika  por unë ja u them  me bindje që  procesi ka qene shumë transparent , unë e kam ndarë  me të gjithë donatorët  gjithashtu , madje bashkë kemi krijuar edhe një sekretariat  ekzekutive  transparencë që ndjek  në mënyrë të vazhdueshme  të gjitha vendimet  që ne marrim në mënyrë  kolegjiale  pastaj ato që bëjnë njësite zbatuese , por unë po kthehem tek pyetja juaj :
Unë me kënaqësi them që  procesi në tërësinë e vet  ka qenë shumë transparent  dhe ka pasur shumë  pak ankesa , por shumë pak ankesa  dhe të gjitha  ankesat i janë  adresuar  me durim dhe me korrektesë .

Nisida Tufa: E qartë

Pyetja: Po këto denoncimet qe vijnë  nga opozita  Z. Ahmetaj , janë ish deputetë të ndryshëm  të partisë demokratike  që shkojnë në  banorë , në shtëpi të ndryshme , madje sjellin edhe pamjet nga banesa , nga vendi ngjarjes ku janë , dhe ankesat përkatëse . Si i shihni këto ? Sepse edhe kjo le të themi   në thonjëza është një zyrë më vete ankesash . E shihni me prioritet këtë pjesë ?

Arben Ahmetaj: Domosdo . Çdo ankesë pavarësisht nga vjen , në respekt të  qëllimit të mirë  apo në vëmëndje të  qëllimit politik që mund të  ketë  opozita , është detyra jonë , detyra ime që  ti adresoj të gjitha ato , dhe po ta shohësh  unë kam relatuar dhe në  Po e mbani mënd kam  pasur një  interpelancë me  një nga deputetët  e opozitës  dhe  i kemi mare një nga një të gjitha  ankesat dhe ka rezultuar që,  që të gjitha ato ankesa që opozita  sillte  janë të gjitha të adresuara , madje  një pjesë e tyre  si zakonisht  ,kanë qenë dhe të manipuluara dhe qytetarët  kanë mare bonus qeraje

Pyetja: Të manipuluara nga kush ?

 Arben Ahmetaj: Të manipuluara si PR opozitar për të dëmtuar procesin e   rindërtimit . Megjithatë  mund ta dëmtosh në një fillesë, por sot ku në të gjithë territorin ke shtëpi , njësi individuale të rindërtuara  dhe në ndërtim e sipër , kantiere  , te 11 bashkitë janë kantiere  , janë 4500 individuale që do ndërtohen  dhe në krye të  pranverës  do të kemi 1500 shtëpi  të mbaruara dhe  ndërkohë procesi  vazhdon . Më pas , që ti rakordojmë edhe shifrat : Janë 160 shkolla që  po ndërtohen nga dhe nga  donatorët  dhe në  muajin shkurt i mbyllim të gjitha ato që fondi Shqiptar i Zhvillimit  kishte në  partinë e parë me  burime të brendshme . Ndërkohë bashkia e Tiranës  po vazhdon procesin e rindërtimit me 20 shkollat

Pyetja: Për të qëndruar këtu ku ju thoni ministër sigurisht ka një plan  të rindërtimit por ju që në krye të kësaj interviste u shprehët se ka ecur  me ritme të shpejta dhe me ritme të kënaqshme për ju

 Arben Ahmetaj: PO

Pyetja: Unë dua tju pyes : gjithçka po ecën sipas pritshmërive , sa ishte rezultati i pritshëm se do të arrinit ju dhe sa është arritur deri tani ? Më pas për të arritur dhe tek një tjetër pyetje kryesore që është : Sa familje janë ende në çadra , si i keni rezultatet  ?

 Arben Ahmetaj: Shumë e drejtë . Nuk është proces i lehtë

Nisida Tufa: Patjetër

 Arben Ahmetaj: Unë ju a thashë , dhe është i rishte , pra nuk është një proces që ne mund ta kopjonim . E kemi marrë nga elementi 1 , nga shkruajtja e ligjeve . Ta dini që dinamika e procesit  është  kaq e shpejtë  dhe kaq intense  që kërkon vëmendje , qëndrim të  përditshëm në çështje . Unë po ju them një shifër që duket sikur  s’është asgjë por për sa e ka një proces të tërë . janë gati  100 vendime  qeverie  që  menaxhojnë  procesin e rindërtimit . Gati çdo javë kemi  vendime  që kanë të bëjnë me :  Shpërndarjen e granteve,  kanë të bëjnë me  autorizimin e njësive  zbatuese , qoftë fondin shqiptar të zhvillimit , qoftë bashkitë e tjera , qoftë bashkinë e Tiranës kanë të bëjnë me DS4  që ka qënë një shqetësim qytetarësh dhe  tani është vënë e gjitha në vijë ; kanë të bëjnë me ndërtimin e pallateve  ; kanë të bëjnë me ndërtimin e  shkollave ; ka të bëjnë me dhënien kesh për ato shtëpi që nuk ndërtohen ; ka të bëjë me  mënyrën se si  do të jetë shorti për të bërë kontratën . Do fillojmë të bëjmë kontrata , nga muaji që vjen  fillojmë të bëjmë kontratat me  qytetarët , me ata që u ka mbaruar shtëpia, ata futen në proces marrje tapie  ndërkohë që çelësat i kanë marrë , pjesa që si ka marrë akoma  do mari kontratën , dhe kontrata do jetë detyrim për qeverinë, me penalitete për qeverinë . Unë mendoj që në tërësinë e vet procesi i rindërtimit , ju e patë edhe në sondazhin e djeshëm , unë besoj tek sondazhet , në sondazhin e djeshëm  ishte gati 60% e të pyeturve e aprovonin  në mënyrë nga të kënaqshme deri në  shumë mirë  ecurinë e procesit të rindërtimit . Nuk ka proces që s’ka  probleme , pafund , se terreni ndryshe është në letër  dhe vështirësitë në terren janë të shumta

Pyetja: Por referuar shifrave dhe atyre që dhëmbin më shumë le të themi kështu ; Sa familje janë ende në çadra ?

Arben Ahmetaj: Pyetjen me vend . Mbaj mënd që  është pyetur dikur edhe një nga opozita dhe nuk e dinte megjithëse bëjnë si të shqetësuar . Sot janë 860 familje në çadra . Në dhjetor të  2019 kanë qënë 11mijë familje . Ky numër  reduktohet  përditë . Pse ? Bëjmë meremetime , japim grante, mbarojmë shtëpi, qoftë njësi individuale qoftë pallate dhe  familjet kthehen në shtëpitë e tyre . Por përpos kësaj , dua të ndaj me qytetarët që  çdo familje nuk është dot , ka bonus qeraje , dhe që ditën një  ne kemi akorduar  bonus qeraje  për të gjitha familjet  e dëmtuara  që nuk mund  të ktheheshin dot në shtëpitë e tyre për arsye sigurie . Pra , ju thashë nga 11mijë  janë 860, puna vazhdon. Më pyete A jeni i kënaqur , dua të jemi shumë i sinqertë  edhe asnjëherë nuk e frenoj dot  edhe atë  le të themi pjesën emocionale që ka  e gjithë  kjo gjë apo procesi i rindërtimit . Nuk mund të jem i kënaqur deri ditën kur  i fundmi nga familjet kthehet në shtëpi, nuk mund të jem dot i kënaqur

Nisida Tufa: E qartë

 Arben Ahmetaj: Unë ndjej pavarësisht  se edhe natyrën e kam që  nuk e tregoj por edhe ndonjëherë  kuptohet që  nganjëherë perceptimi i  qytetarëve  edhe të frenon ta tregosh emocionin se  do t’iu dukej sikur do ishte  fallso . Çdo çelës që ne dorëzojmë , çdo themel që hedhim , çdo grant që japim  , realisht ma plotëson  kënaqësinë e punës  time pafund. Unë  në atë karrierë modeste që kam patur , kam qene  në disa pozicione , ky është pozicioni më  i rëndësishëm  që unë e konsideroj  në raport me qytetaret

Nisida Tufa: Sepse futet edhe ana njerëzore

Arben Ahmetaj: Pjesa njerëzore patjetër dhe mos harro që  po kthejmë njerëz në shtëpi. Dhe një gjë tjetër që do ju kërkoj ndjesë sepse ndoshta nuk ju lashë që të më pyesnit por e mendova  të rëndësishme  në aspektin social .
Ky është projekti më social , programi më social që ka pasur ndonjë qeveri  në 30 vite.

Pra  po ta krahasosh , unë po i pyes dhe qytetarët  në mënyrë retorike , imagjinoni sikur qeveria Rama  të dilte në  Janar të  2020 dhe të thoshte :  Të nderuar qytetarë , ne do ju ndihmojmë  me kredi të buta , dhe tani do kishe  32mijë familje  në radhë tek  banka  për të marrë kredi , do ishte shkatërrim

Nisida Tufa: E qartë

Arben Ahmetaj: Ndërkohë , ja ta mbaroj se është e rëndësishme , edhe njëherë ndjesë..

Ndërkohë që ne  japim  shtëpi falas. Falas.  Dhe është , më beso është lumturi pavarësisht se  si rrezatojnë le të themi punët tona përditë , kjo është pjesa më e bukur  e gjësë që ti  arrin ti  kthesh qytetarëve buzëqeshjen  duke u dhënë çelës shtëpie, dhe nuk janë as emocione fallco as urime fallco ato të qytetarëve . Sigurisht që  unë e theksoj prapë  që kënaqësia  është maksimale kur  ne  mos të kemi asnjë jashtë.

Pyetja: Me Këto ritme që ecet që ju thatë krahasuat muajin dhjetor që shifra zvogëlohet çdo ditë e më tepër dhe me shifrat qe sapo dhatë tani , kur nuk do të kemi asnjë qytetar në çadër ?

Arben Ahmetaj: Deri në verën e 2022, ne do të kemi fshirë të gjitha dëmet e tërmetit dhe po të referohem, s’do ketë 0.

Me institucione publike , me njësi individuale , me pallate, të gjitha, të gjithë qytetarët e vlerësuar si përfitues do të përfitojnë, nuk do ngelet asnjë njeri pa shtëpi . Asnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb