SHIJAK
Ndërsa prezantoi projektin e rindërtimit në Shijak, kryeministri Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për një program strehimi, por për një platformë e një zhvillimi të mëtejshëm ekonomik.
“Më 31 dhjetor të këtij viti të jenë nën catinë e re e të bëjnë gëzuar në shtëpinë e re. Mbase jo të tërë, po ne besojmë qe 4 mijë familje do të jenë në 31 dhjetor në shtëpi, një pjesë e vogël, mbase do të duhet një muaj më shumë.
Sa i takon apartamenteve duhet pak më shumë kohë e durim, nuk bëhet fjalë për të riparuar si më parë. Godinat e vjetra ishin vërtet keq, edhe sikur të ishin të riparueshme, nuk mundet dot t’i lemë fëmijët në ato shtëpi, edhe sikur mos kishin rrezik. Ato do bëhen nga e para dhe do jenë apartamente që shumica e familjeve nuk do i blinin dot në treg të lirë. Do të jenë falas, nuk do paguani asnjë qindarkë.
Italia ka pas shumë tërmete, që mos themi se ka sot njerëz në kabina që presin shtëpinë e tërmetit të para 10 viteve, por do e bëjmë si duhet, se moralisht nuk mundemi t’ju lemë një barrë e t’ju themi do paguani një kredi sa do e butë të jetë. Është një mundësi e madhe për t’i dhënë ekonomisë një shtytje të re. Rindërtimi do e bëjë Shijakun një destinacion shumë më të vizituar dhe do e bëjë pjesë të gjithë sezonit turistik. 90% e pallateve do rindërtohen nga e para, edhe mjediset tregtare do të jenë në kualitet tjetër, ju dhe pjesëtarët e familjeve në emigracion do të investojnë, kështu shumë turistë do preferojnë të vijnë këtu për një pasdite, për një darkë. Duken si përralla, po që pak nga pak realizohen.
Kështu thonin për Belshin, edhe ata që ishin pjesë me mua e kësaj përpjekje thonin këtu e teproi se po ja fut kot. Po kështu edhe për Pukën, dukej si fjalim elektoral që shkon pallon në rrena dhe ik, por Puka sot është një qytet turistik. Rindërtimi është një platformë e një zhvillimi të mëtejshëm ekonomik. “ u shpreh Rama.
(BalkanWeb)
