Kryeministri Edi Rama ka thënë se para se pandemia të prekte botën dhe Shqipërinë ai besonte se do të kryhej 90% e qëllimit të rindërtimit.

Tashmë qeveria hasi një pengesë nga bllokimi i pandemisë por ai thotë se ata që kanë humbur shtëpitë individuale do të strehohen, pra pjesa dërrmuese e të pastrehëve do të strehohen deri në fund të vitit.

”Mbetet që brenda vitit të strehojmë shtëpitë idnividuale. Pjesën dërrmuese të njerëzve. Kam besuar se para se të pengoheshim nga kjo situatë isha i bindur se do arrinim 90%. Sa do arrijmë nuk e di tani. ”- tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb