Kryeministri Edi Rama në një takim të përbashkët me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro sulmoi protestuesit, ndërsa i cilësoi ata si ‘grup zjarri’ i paguar që do të sjellë frymën e terrorit në Tiranë.

“Krijohet ideja që këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë ky është një sulm që orkestrohet nga duar të cilat janë të stërvitura për këtë punë, ushqehet si benzinë nga një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj. Kjo është kuptuar dhe po bëhet çështje e madhe në të gjithë Europën. Këtu ju projektohet qytetarëve një realitet hibrid, është luftë hibride, që funksionon deri në këtë masë pasi bazohet te shqetësime reale. Janë reale shqetësimet për koston e jetesës, për të nesërmen e sigurt, në raport me strehimin, me mundësitë për të pasur më shumë. Në këtë projeksion një nga pikat te e cila insistohet pa pushim, është se policia po dhunon protestuesit, po përdor forcë disproprocionale. Unë kam sjellë këtu një listë të tërë shembujsh për forcën disproprocionale. Ka një fakt shumë të thjesht elementar. Aty ku përdoret forca disprosprocionale, raporti i të lënduarve në anën e policisë dhe të protestuesve, ka më shumë protestues të lënduar, se sa policë. Sot që flasim nuk e kam shifrën konkrete të fundit, por jemi deri afër 200 efektivë policie të lënduar, të plagosur, që kanë shkuar dhe kanë marrë ndihmë në spital dhe jemi diku te 80 të lënduar dhe të plagosur nga ana e protestuesve, më pak se gjysma janë studentë dhe aspak studentë dhe aspak nxënës. Të rinj që i përkasin të ashtuquajturit ‘grup i zjarrit’ të paguar, të sjellë nga periferitë, për të sulmuar dhe sjellë frymën e terrorit. Në Francë, ka më shumë policë të plagosur se sa protestues, apo dhe në Rumani.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: