Edhe Durrësi i është bashkuar protestave të të rinjve. Studentë dhe gjimnazistë janë mbledhur në qendër të qytetit, ku vijojnë tubimin e tyre.
Protesuesit kanë nisur të shkulin me radhë të gjithë flamujt e Bienales dhe me to kanë ndezur dy vatra zjarri.
Ndërkohë kanë nisur të shkatërrojnë edhe kazanët e mbeturinave dhe të vazhdojnë me thirrjet kundra qeverisë dhe që të bashkohen e qytetarët me protestën e tyre.
