Administrata Federale e Aviacionit (FAA)në SHBA ka deklaruar se fluturimet janë duke rifilluar por në mënyrë të ngadaltë.
Kjo situatë vjen si pasojë e një problemi të sistemit të linjave ajrore.
FAA ka deklaruar më herët se fluturimet do të nisnin përsëri nga ora 09:00 (me orën lokale),por që priten vonesa për shkak të numrit të madh të udhëtimeve.
Aeroportet që u prekën në SHBA janë nga Denveri në Atlanta në New York City.

Që nga mëngjesi i ditës së sotme, më shumë se 5,800 fluturime brenda dhe jashtë SHBA ishin vonuar dhe më shumë se 800 u anuluan.
Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për defektin e FAA-së dhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte prova të një sulmi kibernetik “në këtë pikë”.
Ndërsa Sekretari i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar në Twitter se presidenti Biden ka bërë thirrje për një hetim të plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)
