Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Interit. De Vrij do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2025. Lajmi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare, në rrjetet  sociale.

“Përshëndetje tifozë, jam i lumtur që vazhdoj t’i mbroj këto ngjyra. Shihemi në San Siro, forca Inter” – Tha ai pas rinovimit.

 

Rinovimi i holandezit ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Inzaghi. De Vrij iu bashkua skuadrës zikaltër në vitin 2018, periudhë në të cilën erdhi nga kryeqyteti, më saktësisht nga Lazio. Në sezonin e fundit, ai luajti 27 ndeshje në kampionat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: