Teksa po shkëlqen me skuadrën e Hansi Flick, Fermín López me gjasë do të shpërblehet për performancat e tij me fanellën e Barcelonës. Mesfushori spanjoll pritet të rinovojë kontratën me Blaugranët, duke qëndruar te ky ekip deri në vitin 2031.

Këtë sezon, Fermín López numëron 25 ndeshje në të gjitha garat për gjigantët katalanas (1,546 minuta të luajtura), duke grumbulluar 10 gola dhe 10 asiste. I joshur nga Chelsea verën e kaluar, 22-vjeçari duket i vendosur të lërë gjurmë te Barça për vitet që vijnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb