Te Juventusi ka nisur një fushatë për të blinduar yjet e tyre, duke qenë se shumë kontrata të rëndësishme janë ose në përfundim, ose fare pranë përfundimit, kështu që drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli, ka nisur që të lëvizë.

I pari do të jetë Adrien Rabio, i cili siç raporton “Gazzetta dello Sport” i ka thënë “po” Juventusit, ndonëse do të rinovojë për vetëm një tjetër sezon, duke kaluar nga 7 në 8 milionë euro neto. Një vit do të rinovojë edhe Vlahoviç, i cili do të kalojë nga 2026 në 2027, me një page që do t’i vijë në rritje, derisa të prekë 12 milionë në sezon.

Kieza gjithashtu për një vit nga 2025-ta në 2026-ën do të ketë rritje page, nga 5 deri në 8 milionë euro, por edhe Bremer, nga 2027 në 2028, por me të njëjtën pagë, 5 milionë euro në sezon./ PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb