Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por marrëveshja tashmë është arritur. Weston McKennie do të mbetet lojtar i Juventusit dhe për disa vite.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, lojtari do të firmosë edhe për katër sezonet e ardhshme, duke e zgjatur bashkëpunimin me klubin deri më 30 qershor 2030. Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur 26 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar 4 asiste.
