Juventus vazhdon në rrugën e stabilitetit dhe konfirmon besimin te trajneri Luciano Spalletti, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit dhe garës për një vend në UEFA Champions League. Klubi bardhezi, përmes drejtuesve si Giorgio Chiellini dhe Marco Ottolini, ka bërë të qartë se nuk ka ekzistuar asnjë plan alternativ. Marrëveshja e re me Spallettin pritet të zyrtarizohet shumë shpejt: kontratë deri në vitin 2028 dhe rreth 6 milionë euro në sezon.

Vendimi vjen pas garancive të dhëna nga klubi për projektin sportiv, përforcimet në merkato dhe autonominë e trajnerit në zgjedhjet teknike. Objektivi është i qartë: rikthimi i titullit kampion në Torino.
Ndërkohë, Juventus nis punën për merkaton e verës. Në portë, në radar është Alisson Becker i Liverpool, i cili ka dhënë sinjale pozitive për një transferim të mundshëm.

Në mesfushë, emri kryesor mbetet Éderson dos Santos i Atalanta, edhe pse konkurrenca nga Atlético Madrid mbetet e fortë.
Edhe dy të përditshmet prestigjoze italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” ditën e sotme kanë në fokusin e tyre kryesor pikërisht rinovimin e teknikut toskan me bardhezinjtë si dhe operacionet që “Zonja e Vjetër” pritet të kryejë duke nisur nga vera e ardhshme, ku mes tyre spikat emri i portierit brazilian të Liverpool. Juventus synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese dhe me eksperiencë, për t’u rikthyer sa më shpejt në majat e futbollit italian dhe europian.

La Gazzetta Dello Sport Tuttosport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb