Rashford po kalon një periudhë të shkëlqyer te Manchester United. Sulmuesi ka shënuar 16 gola këtë sezon në të gjitha garat  dhe është thelbësor për skemën Ten Hag. Skuadra e Manchesterit vendosi të aktivizonte para fundit të vitit 2022, një klauzolë në kontratën e tij që e lejonte të zgjaste marrëdhënien me klubin edhe për një vit, pa pasur nevojë të negocionte me lojtarin.

Rashford ka kontratë deri në vitin 2024 pasi United e ka aktivizuar klauzolën dhe ka një ekip që është veçanërisht i vëmendshëm ndaj situatës së tij, PSG. Lojtari është në modë dhe nuk do të mungojnë ofertat për të në verë. Aktualisht ai merr një pagë prej 225 mijë euro në javë, ose gati 12 milionë euro në sezon.

Skuadra e Manchesterit dëshiron të rinovojë me futbollistin, por jo me çdo çmim. Klubi anglez kërkon të ndryshojë formatin e pagave dhe nuk dëshiron të paguajë rrogë stratosferike, në këto kushte do të aktivizojë ‘Rregullin e Cristianos’, të mos paguajë më shumë se 338.00 euro në javë, që përkthehet në 18 milionë euro në vit, pagë që portugezi e merrte para se të shkojë në Al Nassr. Kjo do të jetë paga që drejtuesit do t’i ofrojnë sulmuesit anglez për ta mbajtur atë të luajë në Mançester.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: