Te Kosova janë të lumtur me Franko Fodan në pankinë. Rezultatet e fundit dhe fakti që dardanët janë pranë fazës Play off të botërorit, kanë bindur drejtuesit e Federatës që të nisin negociatat për rinovimin e kontratës.

Për këtë temë ka folur vetë Foda, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë.

Foda numëron 17 ndeshje në krye të stolit të Kosovës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2 pikë për ndeshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb