Rinovimi i kontratës me Rafael Leao mbetet prioritet në shtëpinë e Milan. Portugezi ka një kontratë të vlefshme deri më 2024, por drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin portugez.

Sipas Corriere dello Sport, agjenti i Leao-s, Jorge Mendez, i ka kërkuar Milanit 7 milionë euro në sezon. Përveç pagës së tij vjetore një problem më vete mbetet gjoba prej 17 milionë euro që portugezi i detyrohet Sporting Lisbonës.

Milan po shijon një Leao në versionin e tij më të mirë, për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë ekonomike për të përmbushur kërkesat e Leao-s. Tani topi i kalon Cardinale, do të jetë ai që do të vendos nëse ia vlen të shpenzojë për të mbajtur Leaon në Milano apo të pranojë një nga ofertat e shumta që vijnë në drejtim të Leaos.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: