Përveç merkatos në hyrje dhe në dalje, te Bayern Munchen po mendojnë edhe për rinovimet.

Sipas asaj që shkruan gazeta franceze L’Équipe, mbrojtësi Dayot Upamecano ka kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës për të qëndruar në Allianz Arena.

Pretendimet e futbollistit nuk bëhen ende të ditura, por lojtari aktualisht fiton afërsisht 16 milionë euro në vit (duke përfshirë bonuset).

Megjithatë, duke qenë se është titullar te Vincent Kompany, ai dëshiron rritje rroge.

Dayot Upamecano luan prej 4 sezonesh te Bayern Munchen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb