Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke hedhur dritë mbi parregullsi të dukshme në numërimin fillestar të 11 majit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ceno Klosi, rezulton të ketë marrë 831 vota më shumë se sa i takonin realisht.

Gjatë numërimit të parë më 11 maj, Klosit iu atribuan 16,638 vota. Pas rinumërimit, rezulton se ai ka marrë 15,807 vota.

  • foto galeri

Rasti i Klosit vjen në të njëjtin qark ku rinumërimi solli përmbysjen e mandatit mes Zegjine Çaushit dhe Maldrita Bardhos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb