Në Qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike.

Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme.

Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë zbritur 10 vota, ndërsa Partisë Socialdemokrate i janë rikthyer 8 vota. Po aq vota, 8 në total, i janë zbritur edhe Lëvizjes Bashkë.

Fieri2
Fieri2

Ndryshimet e fundit e bëjnë garën për mandatin e fundit të debatueshme, veçanërisht për “Nisma–Shqipëria Bëhet”, e cila mbetet në pritje të rezultatit përfundimtar.

Ndërkohë, ka ndryshuar rezultati edhe sa i takon votës së kandidatëve. Socialisti Ceno Klosi dhe demokratja Silva Hasaj kryesojnë për numrin e votave të pamerituara të marra në 11 maj, ndërsa nga rivlerësimi u janë zbritur nga mbi 600 vota secilit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb