Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, do të zhvillojë të martën pasdite, takim me simpatizantë dhe strukturat e PD në qytetin e Elbasanit.

Në rrjetin social facebook, Salianji ka bërë publike takimin që do të mbahet në ambientet e teatrit “Skampa” në orën 18:00.

Turi i takimeve të nisura nga Durrësi, do të shtrihet në mbarë vendin dhe sipas iniciatorëve ka për qëllim, rienergjizimin e PD për të qenë alternativë qeverisëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb