Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar riparimin e një kanali vaditës për fermerët e bashkive Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, të bërë të ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Sula ka ironizuar duke shkruar se “Qimja që u bë tra”, versioni i Rilindjes, ndërsa shton se kujtuan tani (referuar pushtetit vendor) për riparime.

“‘Qimja që u bë tra’, versioni i Rilindjes.

I shoqëruar me një eskortë makinash, me turpëroja më shumë se kryeministri, me rroba të shtrenjta të personalizuara, kryebashkiaku i kryeqytetit monitoronte si i pari i zonës disa punime të vonuara e stërvonuara, punimet për riparimin e kanalit të ujit që nis që nga fshatrat e Bashkisë Peqin.

Bëhet fjalë për riparimin e kanalit vaditës që është ndërtuar që në vitin 1956. Ndonëse kanë vite në pushtetin qëndror vetëm tani u kujtuan te bëjnë disa ndërhyrje për riparimin e tij. Në fshatrat e Bashkisë Peqin ky kanal ka një gjatësi rreth 15 km.

Prej vitesh kanali ishte lëne në mëshirë të fatit dhe bujqit e Sinaballajt dhe fshatrave të tjera kanë shpenzuar nga buxheti i familjeve të tyre për të çuar ujë në parcelat sepse kanali ishte harruar.

Ndërkohë pasi nuk i dilte llogaria, shumë prej bujqërve në këto fshatra braktisën tokat e tyre, pemtaritë për të punuar si argat në Greqi, Itali e vende të tjera të BE, sepse këtu nuk ja dilnin dot sepse nuk kishin në krah një shtet që i ndihmonte por që vetëm i zhvaste.

Megjithatë, ndonëse me vonesë kur shumë bujq kanë braktisur vendi, qeveria vendosi që të RIPARONTE kanalin e ndërtuar më 1956. Por këto ndërhyrje për riparim për propagandën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës që në mandatin e tij të fundit të pushtetit lokal kërkon të hedh një dorë nga pushteti qendrorë, punimet nuk janë për riparim por për ndërtim. Shikoni si shkruan në facebook e tij! “Ndërtimin”, a thua se po e ndërton ai kanalin nga e para.

Kjo në fakt dëshmon mungesën e vlerësimit që ka ai për banorët dhe duke i fyer inteligjencën, riparimin në disa pjesë të kanalit e quan se po e ndërton nga e para kanalin. Kjo nuk është vetëm ta bësh qimen tra, por më keq akoma, tu “shesësh” banorëve të Bashkisë Peqin, Rrogozhinë e Kavajë, sapunin për djathë.

Ju ftoj ta lexoni vetë statusin në facebook sesi mashtron qytetarët kryebashku.

Ndërkohë sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, mjafton t’ju kujtojë se ndërkohë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë e rritën buxhetin për mbështetje këtë vit, qeveria jonë e uli me afro 9%.”, shkruan deputeti Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb