Qëndrimi i fundit zyrtar i Bernard Arnault në lidhje me blerjen e mundshme të Milanit u bë 5 muaj më parë, një përgënjeshtrim që kishte konfirmuar edhe qëndrimet e mëparshme. Megjithatë, sipas “La Repubblica”, në ambientet ekonomike ndërkombëtare nuk janë ndalur zërat, madje flitet për një takim me Gordon Singer për të blerë klubin kuqezi. Shifta? Gati një miliard euro, me Alegrin dhe Braidën që do udhëheqin projektin e ri.

Intriga luhet në tre tavolina. Në Paris, ku gjendet aktualisht padroni i LVMH, Londër, selia angleze e Elliott, por edhe në Salcburg, ku burime pranë Red Bullit sigurojnë se Ralf Rangnik është përshëndetur me të gjithë. Ndeshja po luhet në këto tavolina: shoqëria aktuale synon gjermanin e Salcburgut, ajo hipotetike ka në mendje profile të tjerë që ngacmojnë kujtimet e tifozëve milanistë.

Me Milanin në dorë të Arnault, merkatoja do të kryhet nga Ariedo Braida, që do të donte si trajner Masimiliano Alegrin, që dje mbylli zyrtarisht kontratën me Juven. Dy ish-ë të rëndësishëm që mund ta kthejnë klubin në nivel prestigjioz.

Ditët e fundit bisedat janë shtuar, shpjegon e përditshmja romane, dhe mund të bëhen hapa përpara në ristrukturimin e “San Siros” me zona tregëtare: një aset që josh shumë dhe që mund të bëjë që Milani të ndryshojë pronarin për herë të tretë në tre vite.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb