SIRI- Militantët e ISIS publikojnë një video me pamje tronditëse, ku shfaqet edhe komandanti i shqiptarëve në Siri nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri. Në pamjet e publikuara, militantët e ISIS shfaqen duke ekzekutuar një të ri me antitank.

Personi i cili ekzekutohet raportohet të jenë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.

Para disa kohësh, Lavdrim Muhaxheri u raportua se kishte vdekur, dhe së fundmi nuk ka pasur informacion për të. Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.

Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar një foto të tij me një kokë të prerë njeriu në duar, gjë për të cilën edhë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb