Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi ndaj vizitave të Belinda Ballukut dhe Pirro Vengut në zonat e përmbytura.

Duke përdorur një metaforë, Balliu deklaroi se ‘kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit’, duke e krahasuar praninë e qeveritarëve në këto zona me rikthimin e autorëve në pasojat e veprimeve të tyre. Sipas tij, përmbytjet në Shqipëri nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por rezultat direkt i korrupsionit.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit.
Kur shikoj Ramën dhe hajdutët e tij që shkojnë në zonat e përmbytura, më vjen në mendje ajo shprehje: kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit.
Shqipëria është përmbytur si pasojë e korrupsionit dhe jo nga shiu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: