Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, u shpreh se edhe Shqipëria sikurse vendet e tjera anëtare të NATO-s, duhet të rrisë buxhetin për mbrojtjen dhe sigurinë.

Mediu tha se tashmë mendohet se buxheti 2 % është i pamjaftueshëm por dhe propozimi 5% është barrë ekonomike për vendet e zhvilluara.

Por nga ana tjetër, sipas Mediut, Shqipëria nuk duhet të presë mbrojtjen nga NATO, por duhet të shohë kush janë rreziqet që mund ti vijnë asaj.

“Vendet e NATO-s në rajonin e Ballkanit si Sllovenia, Kroacia, Maqedonia duhet të përpiqen të bëjnë një politikë të përbashkët të shpenzimeve të buxhetit të mbrojtjes, pasi Serbia ka shpenzuar shumë në këtë fushë dhe vetëm Kroacia i përafrohet sadopak”, tha Mediu.

Fatmir Mediu: Shqipëria është një vend i vogël nuk mund ti ketë të gjitha dhe propozimi Pretendohet se 2 % e buxheti të vendeve anëtare të NATO-s nuk është më i vlefshëm, kërkohet 5%.

Në këtë pikë dhe Shqipëria duhet të rishikojë e të mos presë që të ndërhyjë NATO për sigurinë e vendit. Shqipëria ka nevojë për një marrëdhënie strategjike, ushtarake e politike me vendet e NATO-s në vendet e rajonit.

Ne jemi ekonomi të vogla dhe skemi potencial për të investuar në teknologji e pajisje. Për këtë ne mund të kryejmë prokurime të përbashkëta në mjete e armëtime me vendet e tjera në Ballkan, kjo mund ti interesonte Shqipërisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb