ZTE prezantoi telefonin inteligjent Nubia Prague S. Ai ka ekran 5.2 inç FullHD dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Kamera e tij parësore është 13 megapikselë me një blic të vetëm LED, ndërsa kamera dytësore është 8 megapikselë. Një veçori e rëndësishme e telefonit është skaneri për syrin.

Përmasat e telefonit janë 148.2 x 72.5 x 6.8 mm dhe peshon 135 gramë. Ai fuqizohet nga bateria me kapacitet 2,200mAh. Nubia Prague S ofrohet në ngjyrë argjendi dhe ari ngjyrë rozë. Në varësi të lidhjes së internetit që do të ofrojë, telefoni do të kushtojë 365 dollarë ose 380 dollarë. Shitjet do të nisin nga 23 janari./krokodili
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: