Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama thirri sot në mesdite në një takim në Kryeministri nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-se për zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë. Ndërkohë, në orën 18:00, kryeministri Rama pritet të mbledhë në një takim edhe ministrat si dhe deputetet e qarkut të Tiranës.

Në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaten Ogerta Manastirliu.

News24 dhe BalkanWeb ka siguruar pamjet pak pas mbarimi të mbledhjes në fjalë. Sakaq, siç shihet nga pamjet, nënkryetarja Anuela Ristani ka dalë më herët nga mbledhja me Ramën, dhe drejtohet me nxitim drejt makinës së saj.

Ogerta Manastirliu dhe të tjerët dalin më vonë nga takimi, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet që pritet të mbahen në Bashkinë e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb