BRITANI E MADHE – Më 17 shkurt Rita Ora performoi ë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Disa ditë më pas këngëtarja me origjinë shqiptare ka shpërndarë në Instagram një video që zgjat rreth 15 minuta. Në të tregohen edhe prapaskenat e koncertin të yllit me famë botërore.

Krah videos Rita shkruan: “Kosovë ishte e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që performova në shtëpi. Faleminderit të gjithve dhe iu vlerësoj pa masë”.

Në videon e publikuar Rita ka bërë bashkë momentet e takimit me familjen, takimin me kryeministrin Haradinaj, vallen e Shotës në skenë si dhe momentet e tjera emocionuese.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb