Brentford barazoi 2-2 në King Power Stadium ndaj Leicester, në ndeshjen e parë të kampionatit anglez.

Nëse për të gjithë ishte një ndeshje e thjeshtë, kjo nuk vlen për Tomas Strakoshën. Portieri shqiptar që kaloi këtë merkato vere nga Lazio te Brentford priste të debutonte sot, por trajneri Thomas Frank nuk e aktivizoi titullar, e madje as në pjesën e dytë.

Tekniku Frank preferoi “gardianin” David Raya nga minuta e parë. Raya nuk bëri një paraqitje të mirë, me Brentford që pësoi 2 gola.

Debutimi i Strakoshës në Premier League mund të vijë ndaj Manchester United, me datën 13 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: