Ndonjëherë rivaliteti duhet lënë mënjanë. Dinamo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka uruar Partizanin për fitimin e titullit të 17-të në histori.
“Futboll Club Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi uron FK Partizanin për fitoren e titullit kampion.
Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë.
Gjithashtu, presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm” – Shkruan Dinamo.
Dinamovitët do të jenë pjesë e elitës për sezonin që vjen.

(BalkanWeb)