Teherani i është përgjigjur propozimit të BE lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Sipas Teheranit sa i përket negociatave mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit, at nuk janë konstruktive.
“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë përgjigjen e Iranit përmes Bashkimit Evropian”, tha Vedant Patel , zëvendës-zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Kujtojmë se më 8 gusht, BE-ja prezantoi atë që e përshkroi si tekstin përfundimtar për të rivendosur vlefshmërinë e marrëveshjes së 2015 – zyrtarisht Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) – nga e cila ish-presidenti i SHBA Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin e tij .
Irani propozoi amendamente, të cilat u pranuan përgjithësisht nga evropianët, dhe të cilave SHBA-ja iu përgjigj përmes ndërmjetësve.
(BalkanWeb)
