NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 qepë e vogël
1 thelpi hudhër
400 gr kërpudha
250 gr oriz
150 ml verë të bardhë
1 litër lëng perimesh
1 lgj majdanoz
2 lgj djath parmixhano
4 lgj vaj ulliri
1 lç gjalpë
Kripë, piper i zi

Pergatitja

Pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta.
Vendosim tiganin me vaj dhe kaurdisim kërpudhat, më pas shtojmë pak lëng perimesh dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare.
Në një tigan tjetër vendosim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë derisa të zbutet. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen e orizit mirë. E shuajmë më pas me verë të bardhë dhe sapo vera të avullojë shtojmë lëngun e perimeve pak nga pak duke e lenë gradualisht orizin të përthithë lëngun e perimeve. Ky proces zgjat 18-20 minuta dhe më pas e servirim orizin së bashku me kërpudhat e gatuara pudrosur në fund me djath parmixhano dhe majdanoz.
(da.xhaVila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb