Këngëtari i popit Robbie Williams ia kaloi Elvis Presley-t për t’u bërë artisti ”solo” me albumet më të shumta në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-këngëtari 48-vjeçar i Take That siguroi rekordin e tij të 14-të në krye të top-listave të premten me “XXV”, sipas Official Charts Company.

Përmbledhja, e cila shënon 25 vjetorin e karrierës së tij ”solo”, përmban një përzgjedhje të hiteve të tij më të mëdha – duke përfshirë “Angel”, “Let Me Entertain You” dhe “Millennium”.

Pasi ka kaluar yllin amerikan të rock and roll, Presley, i cili shënoi 13 albume numër një në MB, Williams qëndron pas vetëm Beatles, të cilët kanë publikuar 15.

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbështetën albumin, të gjithë ata që e blenë atë, e transmetuan, e shkarkojnë dhe e rishikuan”, theksoi William.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb