Ida Field ka treguar se ajo dhe bashkëshorti Robbie Williams kanë rregulla shumë të rrepta me fëmijët e tyre kur udhëtojnë.

Aktorja 44-vjeçare dhe këngëtari 49-vjeçare ulen në klasën e parë sa herë që udhëtojnë, por katër fëmijët e tyre udhëtojnë në klasë ekonomike.

Çifti i martuar janë prindër të vajzave Teddy, 11, Charlie, 9, Coco, 5 dhe Bo, 3.

Gruaja e Robbie Williams, Ayda Field zbulon se katër fëmijët e tyre fluturojnë në klasin ekonomik, ndërsa çifti ulet në biznes klas.

Field shpjegoi se ajo dhe Williams ulen larg fëmijëve të tyre për t’i inkurajuar ata të mësojnë se vendi i parë është një privilegj që ata nuk e kanë fituar dhe ata nuk do të ulen atje derisa të mund ta paguajnë vetë.

Duke folur për Sunday Times, ajo tha: “Fëmijët e mi fluturojnë në klasë ekonomike sa herë që ne fluturojmë. Unë kthehem majtas dhe ata kthehen djathtas. Kjo është e tmerrshme. Dua të them, njerëzit do të mendojnë se jam kaq e çuditshme.”

“Nuk ka asnjë interes për të rritur fëmijë të llastuar. Fëmijët e mi do ta dinë se ulja ne sedilje ekonomike është vendi ku ata ulen në një avion derisa të mund të paguajnë vetë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb