Spanja do të përballet me Marokun me datën 6 dhjetor, në kuadër të 1/16 të Botërorit të Katarit. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat lojtari i spanjollëve, Rodri.

“Ne nuk kemi frikë nga dështimi. Kemi ambicie, entuziazëm dhe dëshirë për të vazhduar në këtë Botëror. Maroku është ndeshja e radhës dhe ne nuk mendojmë për asgjë tjetër. Ata kanë treguar se e meritojnë të jenë në krye të grupit dhe janë një ekip i madh. Ne duhet të jemi 100% për ta fituar këtë ndeshje” – u shpreh ai. Kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrique do synojë të fitojë kompeticionin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: