Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, foli për kanalin zyrtar të klubit pas suksesit në shtëpi kundër Athletic Bilbaos. Rodrygo u shpreh i lumtur për 3 pikët, por edhe për dopietën.

“Ishte një ditë vërtet e veçantë. Goli në këtë skuadër është gjithmonë i rëndësishëm për mua. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për lojën. luajti i lumtur. Ishte bukur të shënova golin e parë. Shpresoj të shënoj më shumë gola.Janë tre pikë shumë të rëndësishme, fitorja është gjithmonë e rëndësishme.

Rikthimi i Militaos? Jam shumë më i lumtur me rikthimin e Militaos sesa me golat e mi, sepse e dija që do të shënoja sërish. Ishte një ditë e veçantë për Militao.

Ndeshja kundër Manchester Cityt? Do të jetë e vështirë, si gjithmonë. Ne kemi përsëri Cityn dhe jemi gati. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: