Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 pako bukë tramezini
100 gr salmon i tymosur
200 gr djathë filadelfia
Fillimisht hapim fetat e tramezinit me rolon dhe i hollojmë pak. I lyejmë trashë me krem djathi (filadelfia) dhe më pas mbulojmë sipërfaqen e kremit me salmon të tymosur. E mbështjellim role nga pjesa më e ngushtë duke e ngjeshur mirë. Më pas e mbështjellim me celefon dhe me letër alumini që të fiksohet mirë dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë. E servirim të prerë në feta në trashësi 1 cm në një pjatancë të dekoruar me rukola.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
