Është dita e revolucionit të madh te Roma. Pasi njoftoi largimin e Paulo Fonseca në fund të sezonit, klubi verdhekuq dhuron suprizën e madhe. Duke nisur nga sezoni I ardhshëm në pankinë do të ulet Jose Mourinho.

Murinjo
Murinjo

“Special One” kthehet në Serie A pas më shumë se një dekadë kur në vitin 2010 fitoi “tripletën” e famshme me Interin. Nuk bëhen të ditura detajet financiare, por duke njohur Mourinho, Roma duket se kërkon të nisë një projekt të rëndësishëm për të ardhmen.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: