Trajneri i Romës, Gasperini doli në konferencë para ndeshjes ndaj Stuttgartit në Europa League.
“Nuk mund dhe as nuk dua që të mohoj se ndeshja e të dielës kundër Milanit ka marrë të gjithë mendimet e mia. Këtë e them duke parë edhe pozicionin që kemi në klasifikim.
“Është e vërtetë se mund të presim që këtë javë biletën për më tej, por mendoj se kjo ndeshje do të jetë edhe një mundësi e artë për të rinjtë që të fitojnë eksperiencë”. Mes të tjerash tekniku i Romës vlerësoi edhe Paulo Dibalën, i cili sipas tij ka dhënë një kontribut të madh në këtë sezon. “Dibala është një lojtar, i cili bën diferencën”, tha Gasperini.
